Maqedoni MPB me masa më të rrepta për festat e fundvitit

MPB me masa më të rrepta për festat e fundvitit

Ministria e brendshme e vendit në kornizat e kompetencave të saja me masa më të rrepta të sigurisë do të kujdeset për festat e fundjavës, kur edhe pritet lëvizje më e madhe e qytetarëve që tubimi i tyre të shkoj sa më mirë.

“MPB njofton opinionin se gjatë festave të fundvitit, duke pasur parasysh lëvizjen e madhe të qytetarëve dhe tubimeve publike do të mbaj sigurinë në fushën e rendit dhe qetësisë publike, kriminalitetit, sigurisë në trafik, sigurimin e kufirit shtetëror, sigurim të objekteve, personaliteteve, marrjen e masave të përforcuara dhe aktiviteteve me planet të përgatitura më herët për shkak të ndjekjes së masave dhe aktiviteteve konkrete” thonë nga MPB.

Për sigurimin e festimit në Shkup, nga SPB- Shkup parashihen një numër i konsiderueshëm i nëpunësve nga të gjitha njësitë e SPB-Shkup dhe MPB-së.

Nëpunësit policor me masa të përforcuara do t’i mbulojnë edhe objektet hotelierike dhe të trafikut ku do të pritet viti i ri.