Maqedoni Mogerini: Nuk duhet kursyer përpjekjet për kompromis të vazhdueshëm politik

Mogerini: Nuk duhet kursyer përpjekjet për kompromis të vazhdueshëm politik

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogerini sot në mëngjes realizoi takim me zëvendës- kryeministrin, Fatmir Besimi.

“Përfaqësuesja e lartë shprehu se Bashku Evropian pret që interesi i shtetit dhe qytetarëve të tij të vendosen mbi interesat partiake në këto kohë të vështira. Nuk duhet të kursehet asnjë përpjekje që do të çojë në gjetjen e një kompromisi politik afatgjatë, që buron nga marrëveshja e arritur më 2 qershor në Shkup. Ajo gjithashtu nevojën e shtetit për të vazhduar implementimin e reformave që janë kyçe për perspektivën evropiane të shtetit” , tha Zëdhënësja e Përfaqësues së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Besimit iu dorëzua dje edhe raporti me masa urgjente dhe prioritare mbi Maqedoninë; një dokument prej disa faqesh që përfshin pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, për shërbimet shtetërore të sigurisë, reforma në raport me procesin zgjedhor, lirinë e mediave dhe të shprehjes.