Maqedoni Delegacioni i BE-së apelon për qetësi dhe durim

Delegacioni i BE-së apelon për qetësi dhe durim

Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke ndjekur me kujdes të dhënat dhe raportet  lidhur me aksionin policor që po ndodh në Kumanovë dhe rrethinë, me ç’rast u raportua edhe për shkëmbim të gjuajtjeve me armë.

“Jemi në kontakt me autoritet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri tek të gjithë qytetarët dhe faktorët politik që të qëndrojnë të qetë dhe të presin që qeveritarët relevant të tregojnë faktet dhe të sqarojnë atë që po ndodh. Shpresojmë që do të shmanget eskalimi i tensioneve”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.