Maqedoni Milloski: Incizimet për konetstin e emrit janë të selektuara dhe të montuara

Milloski: Incizimet për konetstin e emrit janë të selektuara dhe të montuara

Antonio Milloshoski ish ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë, i përmendur sot në “bombën” e 33 nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, i hodhi poshtë akuzat e liderit të opozitës maqedonase se ai ka kontribuar për shitjen e emrit të Maqedonisë, transmeton zhurnal.mk

“ Në lidhje me incizimet e sotme selektive dhe të montuara për kontestin për emrin me Greqinë, të cilën vëllai i Vic jo legalisht i posedon dhe me qëllim të keq i publikon mund të them vetëm një.

Zoran Zaev nuk ka pasur nevojë që të lodhet, në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe spiunët e brendshëm, në mënyrë jo legale të arrij deri te incizimet e montuara për emrin, pasi që incizimi më i rëndësishëm për Maqedoninë dhe kontestin e imponuar nga Greqia është publik dhe i njohur për publikun e brendshëm dhe të jashtëm.

Ky është incizimi nga kontesti gjyqësor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku kam pasur rastin që ti përfaqësoj interesat e shtetit tim, Republikën e Maqedonisë.

Ai incizim shkurt dhe qartas i paraqet argumentet e Republikës së Maqedonisë në kontestin me Greqinë, qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë, dhe qëndrimin tim për kontestin greko-maqedonas si ministër i punëve të jashtme.

Manipulimet në politikë janë të shumta, por e vërteta për kontestin greko-maqedonas është një, se Maqedonia për herën e parë në Hagë, me një gjykim njëzëri nga të gjithë gjykatësit, e realizoi fitoren e saj të parë ndërkombëtare kundër torturimeve nga ana e Greqisë.

Incizimi i montuar i Zaevit për kontestin e emrit do të shënohet me shkronja të errëta edhe në gazetat e nesërme, por incizimi nga kontesti në Hagë do të ngel i shënuar me shkronja të arta në historinë e Maqedonisë”, shkroi Milloshoski