Maqedoni Milçin: Erdhëm ta çlirojmë lirinë

Milçin: Erdhëm ta çlirojmë lirinë

Maqedoni, nënë e dashur, a e sheh sa shumë njerëz të duan sot këtu, tha regjisori dhe drejtori i Fondacionit “Shoqëria e hapur –Maqedonia”, Vladimir Milçin në tubimin e sotëm.

“Nikolla Gruevski, dushmani ynë, a sheh, a dëgjon se sa njerëz nuk të duan. Largohu! Largohu! Unë e di se ai nuk dëshiron ta sheh këtë. Jam i sigurt se ai nuk dëshiron të sheh këtë. Dikush do t’i tregoj se të duhet Maqedonia është e kundërta që të duhet Nikolla Gruevski. Premtuam dhe erdhëm, krahas gjithë pengesave, ndalesave, etiketimeve dhe marifeteve të pushtetit për ta shtypur klithmën e qytetarëve për liri, prej ashensorëve të bllokuar e deri tek kamionët e prishur…erdhëm të pangopur nga frika dhe të uritur për liri. Liri. Edhe një herë, liri Grujo- tha Milçin.

Milçin shtoi se qytetarët kanë ardhur për ta fituar lirinë, më saktë për ta kthyer lirinë, duke thënë se Gruevski e ka çuar deri atje punën që të kërkohet çlirimi i lirisë.

“Këtu jemi për të realizuar ëndrrën. Kërkojmë dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe kthimin e servisit publik në duart e qytetarëve. Dorëheqje nga prokurori publik. E duam Maqedoninë, por nuk e duam Grujon. Grujo, largohu! –tha Milçin.