Maqedoni Mihajlova edhe si u.d kryetare mund ta gjykoj Gruevskin

Mihajlova edhe si u.d kryetare mund ta gjykoj Gruevskin

Zgjedhja e Tatjana Mihajlovës për kryerëse të detyrës kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk paraqet pengesë që ajo të vazhdoj ta udhëheq lëndën lidhur me akuzën e PSP për dhunë para Komunës Qendër në qershor 2013, ku i akuzuar i parë është ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

“Sipas rregullave, u.d kryetari mund të vazhdoj me lëndët aktuale që janë dhënë për procedim” thonë nga Gjykata Penale për “Meta”.

Prej atje shtojnë se u.d kryetari mund të “largohet” nga lënda konkrete apo ndonjë lëndë tjetër, në të cilin vepron nëse vet e kërkon këtë nga Këshill gjyqësor, për shkak të angazhimit të madh.

Mihajlova për u.d kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 u emëruar sot në seancën e Këshillit gjyqësor.