Ekonomi Mickoski: Defekti në “RKE Bitola” është mënjanuar, gjendja me rrymën është stabile

Mickoski: Defekti në “RKE Bitola” është mënjanuar, gjendja me rrymën është stabile

Defekti në RKE Bitola është mënjanuar dhe centrali tani punon me kapacitet të plotë, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i SH.A ELEM, Hristian Mickoski.

Sipas tij, vendi në ditët më të ftohta i ka përmbushur nevojat e energjisë elektrike me 80% të prodhimtarisë vendore.

“Edhe krahas kushteve të motit, arritëm që në kohë t’i porosisim sasitë e nevojshme të energjisë elektrike. Qytetarët nuk duhet të brengosen sepse ashtu do të jetë edhe në ditët e ardhshme” deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se periudha e ardhshme është i volitshëm sepse bora që po shkrihet do të ul çmimin e rrymës në rajon.

Importi i rrymës tash për tan do të zhvillohet përmes Serbisë.