Maqedoni Më shumë se 4.000 refugjat të paraqitur brenda 24 orëve në Maqedoni

Më shumë se 4.000 refugjat të paraqitur brenda 24 orëve në Maqedoni

Gjithsej 4026 vërtetime për kërkesë për azil nga refugjatët e Azisë dhe Afrikës janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit, ku numrin më të madh e përbëjnë refugjatët nga Siria, njofton MPB-ja.

Nga policia njoftojnë se 1616 vërtetime janë lëshuar për meshkuj, 881 për gra, 1512 për fëmijë që shoqërohen nga kujdestarët e tyre ndërsa 17 udhëtojnë pa prindërit e tyre.

Ndërkaq, nga 19 qershori deri dje janë dhënë gjithsej 373.303 vërtetime për shtetas të huaj.