Sport Sllovenia mposht Maqedoninë në ndeshje e vlefshme për çerek- finale

Sllovenia mposht Maqedoninë në ndeshje e vlefshme për çerek- finale

Kombëtarja e Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e sotme me fillim prej 16 e 30 minuta kundër kombëtares së Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme e cila do të vendos cila kombëtare kualifikohet në çerek- finalen e Kampionatit botërorë në Katar pësoi humbje prej 30-28.

Këto dy kombëtare herën e fundit u takuan në Kampionatin evropian në Serbi në vitin 2012 kur Maqedonia mposhti Slloveninë në luftën për vendin e pestë me rezultat 28-27.

Për hendbollistët maqedonas kjo është 1/8 finalja e dytë pasi para dy viteve në Barcelonë u eliminuan nga Gjermania.

Krahas kësaj ndeshje do të luhen edhe ndeshjet e 1/8 finales mes Spanjës dhe Tunizisë, Katarit dhe Austrisë ku ndeshje përfundoi 29-27 si dhe Kroacisë dhe Brazilit.