Pasi Kombëtarja e Katarit mposhti Austrinë me rezultat 29-27 në Kampionatin Botëror të Hendbollit, autoritetet e këtij vendi u premtuan hendbollistët se nëse sigurojnë kualifikim për në gjysmëfinale, secili prej tyre do të ketë si shpërblim makinë Maserati, banesë në lagjen elitare Perl si dhe 1 milion dollarë në llogari.

Katari në çerek- finale luan me Gjermaninë e cila ishte më e suksesshme se Egjipti.