Maqedoni Maja Paranxhieva- Zmejkova dha dorheqjen: nuk jam burokrat i ftohtë

Maja Paranxhieva- Zmejkova dha dorheqjen: nuk jam burokrat i ftohtë

Para protestës së sotme ku kërkohej përgjegjësi nga institucionet për vdekjen e Tamarës së vogël, dorëheqje kanë dhënë drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Maja Parnaxhieva – Zmejkova. Ajo në fjalimin e saj para opinionit tha se veten e saj e llogarit si person me emocione, dhe jo një burokrate e ftohtë dhe se të gjitha sulmet e kanë goditur at personalisht.

“Sot deklaroj se për shkaqe njerëzore tërhiqem nga funksioni drejtore e Fondit. Kam pritur të vijnë rezultatet nga ekspertiza ligjore, që të konstatohet shkaku i vdekjes dhe të shihet e vërteta për këtë rast, i cili ishte shkaku i tërë asaj që ndodhi dhe ferrit nëpër të cilin kalojmë, por edhe angazhimeve që më herët i bëmë, që një pjesë e publikut nuk i vlerësonte, megjithatë tërë jetën time do ta mbaj me vete edhe pse jam e vetëdijshme se gjithçka që kishim mundësi e bëmë, thjesht gjithçka”, deklaroi Maja Parnaxhieva – Zmejkova, drejtoreshë e FSShM-së.