Maqedoni Lupço Andonovski dhe Goranço Saveski, drejtorë të rinj të DSK dhe BSP

Lupço Andonovski dhe Goranço Saveski, drejtorë të rinj të DSK dhe BSP

Lupço Andonovski është pasardhësi i ri i drejtorit të deritanishëm të DSK-së, Sasho Mijalkov ndërsa Goranço Savevski është drejtori i ri i Byrosë për siguri publike në MPB, në vendin e Mitko Çavkov, i cili mori postin e ministrit të brendshëm, njofton “Telma”.

Ky është vendimi në seancën e sotme të Qeverisë së RM-së. Emërimi i drejtorëve të rinj vjen pas dorëheqjeve të Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankulloska.