Maqedoni LSDM: Vendimi i PSP-së vërtetoi se “Puçi” është proces i montuar gjyqësor,...

LSDM: Vendimi i PSP-së vërtetoi se “Puçi” është proces i montuar gjyqësor, i iniciuar nga Gruevski

Dështoi përpjekja më e madhe, më e dëshpëruese dhe më e ulët për montim të procesit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, i iniciuar nga ish kryeministri Nikola Gruevski, thuhet në njoftimin e LSDM-së, lidhur me vendimin e PSP-së për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi”, ku njëri prej të akuzuarve është kreu i partisë, Zoran Zaev.

“Me vendimin e sotëm të PSP, që të heq dorë nga aktakuza kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave tjerë në rastin “Puçi” edhe zyrtarisht u konfirmua se shërbimet e huaja, furgonët e verdhë, pajisja taktike, stacionet e klonuara, janë sajesë e pabazë nga Nikola Gruevski. Gruevski, i kapur në skandalin me përgjimet ilegale së bashku me kushëririn e tij Sasho Mijalkov, i ka gënjyer për interesat e veta qytetarët e Maqedonisë” thuhet në njoftimin e LSDM-së.