Maqedoni LSDM sot në Kuvend do të dorëzoj propozim- ligjin e mediave

LSDM sot në Kuvend do të dorëzoj propozim- ligjin e mediave

LSDM mbështet propozim- ligjin për reforma në media, i ngritur nga shoqatat e gazetarëve, deklaroi në konferencë shtypi sot koordinatori i grupit të deputetëve të opozitës, Goran Sugarevski. Ai tha se sot grupi i tyre dhe partnerët e koalicionit do të dorëzojnë propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale.

“Jo vetëm miratimi, por edhe zbatimi i ligjit është i rëndësishëm. Që të ketë kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, patjetër duhet të emërohen anëtarët e ri të ASHAV dhe Këshilli i RTVM-së. Ligji duhet të merret menjëherë dhe të zbatohet në tërësi që të vlej për zgjedhjet e parakohshme parlamentare” tha Sugareski.