Maqedoni LSDM: Qytetarët edhe sot thithin ajër shumë të ndotur

LSDM: Qytetarët edhe sot thithin ajër shumë të ndotur

Qytetarët e Maqedonisë edhe sot thithin helm në vend të ajrit, akuzojnë nga LSDM përmes njoftimit.

“Stacionet matëse vazhdimisht tregojnë ndotje të lartë të ajrit në Maqedoni. Sipas të dhënave zyrtare nga stacionet matëse, ndotja e ajrit në Shkup është 10 herë më lartë se sasia e lejuar. Në Tetovë dhe Manastir është matur paraqitje e grimcave PM 10 dymbëdhjetë herë mbi nivelin e lejuar. Në Kërçovë 10 herë mbi sasinë e lejuar. Nikolla Gruevski ka shpenzuar 630 milion euro për përmendore në Shkup ndërsa qytetarët ngulfaten në ajër të papastër. Politikat e Gruevski po shkatërrojnë shëndetin e qytetarëve. Pasojat e ajrit të ndotur janë shumë të rrezikshme” thuhet në njoftimin e opozitës.

Nga LSDM thonë se përderisa shpenzohen miliona euro për përmendore, reklama dhe televizorë LED, njerëzit në Maqedoni vdesin për shkak të përqindjes së lartë të grimcave kancerogjene në ajër.