Maqedoni LSDM-ja ngrinë pjesëmarrjen në Kuvend

LSDM-ja ngrinë pjesëmarrjen në Kuvend

LSDM-ja dhe partneret e saj të koalicionit e ngrijnë punën në Kuvend përderisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale publike, tha sot në konferencë për media lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai u bëri thirrje edhe deputetëve tjerë që të mos marrin pjesë në punën e Kuvendit për shkak se kanë obligim ndaj qytetarëve dhe me këtë do ta tregojnë mbështetjen e tyre për PSP-në.

– Kjo nuk është braktisje e plotë e Kuvendi, por vetëm përkujtim se të gjithë deputetët votuan për PSP-në dhe të gjithë duhet t’I japin mbështetje punës së saj. Të gjitha afatet janë tejkaluar, ndërsa durimi i qytetarëve është nga fundi. Gjykata Kushtetuese të prononcohet sa më shpejtë për nismën e PSP-së. Nisma të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja zgjidhen për shtatë ditë, ndërsa nisma për PSP-në pret tetë muaj – tha Zaevi.