Bota Le Pen: Unë nuk jam Charlie!

Le Pen: Unë nuk jam Charlie!

Më vjen keq por unë nuk jam Charlie, deklaroi sot themeluesi i partisë djathtiste, Fronti Nacional Zhan Mari le Pen, në reagimin e tij për javore satirike “Charlie Hebdo”, ku u vranë 12 persona në mesin e të cilëve edhe 8 gazetarë.

Sot të gjithë flasin “Unë jam Charlie” dhe “Të gjithë ne jemi Charlie”. Më vjen keq por unë nuk jam Charlie- tha Le Pen në video-regjistrimin e ueb faqes së tij.

Le Pen deklaroi se është i tronditur nga vdekja e 12 shtetasve francez, por se nuk identifikohet me ideologjinë e javores satirike.

Nuk do të luftojë të mbrojë frymën e “Charlie”, frymën anarkiste e cila kundërshton moralin politik- tha Le Pen, duke kujtuar se javorja satirike ka kërkuar abrogim të partisë Fronti Nacional.