Bota Ballkan Kulla: BDI nuk bëri koalicion me VMRO DPMNE-në për shkak të mediave...

Kulla: BDI nuk bëri koalicion me VMRO DPMNE-në për shkak të mediave të Sorosit

Eksperti shqiptar për çështje rajonale, Ilir Kulla në emisionin “Komiteti” foli për ndikimin e fondacioneve të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe Maqedoni, shkruan korrespondentja e “Meta” nga Tirana.

Lidhur me Maqedoninë, ai ka theksuar se për shkak të ndikimit të Sorosit, BDI s’ka mundur të arrijë marrëveshje me VMRO DPMNE-në.

Kulla gjithashtu ka thënë se “Sorosi përmes mediave ka paralajmëruar BDI-në se do të kryej vetëvrasje politike nëse bën koalicion me Gruevskin”.

Ndërsa për Shqipërinë, Kulla tha se ndikimi i Sorosit shtrihet në gjyqësor.

Kulla në emision ka përmendur rastin e shkarkimit të Ylli Manjanit nga funksioni i Ministrit të drejtësisë, i cili para dy javëve në televizion tha se propozimi për reformat gjyqësore ka qenë i Sorosit.

Ai poashtu ka përmendur edhe problemet, që sipas tij, i kanë krijuar ambasadorët amerikan me prezencën dhe ndikimin e Sorosit.