Maqedoni KSHZ: Votimi në Diasporë zhvillohet normalisht

KSHZ: Votimi në Diasporë zhvillohet normalisht

“Të gjitha vendvotimet nëpër burgje janë hapur në ora 7 dhe do procesi do të zgjat deri më orën 19. Në këto vendvotime, të drejtën e tyre për votë do të mund ta shfrytëzojnë 2015 persona. Gjatë ditës së sotme do të votojnë edhe personat e shpërngulur brenda apo gjithsej 13. Nëpër shtëpitë e tyre të drejtën do të mund ta realizojnë gjithsej 5746 persona” deklaroi Lupka Guguçevska nga KSHZ.

Në certifikatën e posaçme nga lista zgjedhore për personat që kanë dorëzuar paraqitje për votim jashtë vendit janë regjistruar gjithsej 20.573 votues. Të drejtën e tyre për votë gjatë ditës së sotme do të mund të realizohet 46 vendvotime jashtë shtetit.

“Të gjitha vendvotimet në territorin e Australisë, Azisë dhe Evropës janë hapur dhe votimi po zhvillohet normalisht” deklaroi Guguçevska.

Ajo shtoi se votuesit në fletët e votimit duhet ta shënojnë numrin rendor, rrethimin e simbolit të dorëzuesit së listës apo emrin e plotë të dorëzuesit së listës me kimik me ngjyrë të kaltër. Fletët e shënuara ndryshe do të konsiderohen të papranueshme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ende nuk kanë të dhëna zyrtare për daljen e të sëmurëve, të burgosurve dhe personave të shpërngulur brenda dhe se gjatë ditës, kur t’i marrin të njëjtat do t’i dërgojnë.

Ajo poashtu tha se interesi për vëzhgimin e zgjedhjeve nga organizatat vendore dhe të huaja është i madh.

“KSHZ lëshoi akreditim për vëzhgimin e 7585 vëzhgues vendor, 667 të huaj, 354 përkthyes dhe 75 gazetarë të huaj” shtoi Guguçevska.