Maqedoni KSHZ nesër me vendim për ankesat e LSDM-së dhe lëvizjes BESA

KSHZ nesër me vendim për ankesat e LSDM-së dhe lëvizjes BESA

KSHZ për nesër ka caktuar seancën në të cilën duhet të debatoj dhe të vendos lidhur me ankesat e partive lidhur me votimin në zgjedhjet e parakohshme  parlamentare të 11 dhjetorit.

Në KSHZ ende nuk e kanë konfirmuar kohën e seancën dhe thonë se për këtë do të njoftojnë në mënyrë shtesë.

“KSHZ njofton se seanca për debat dhe vendimi lidhur me ankesat e dorëzuesve do të mbahet gjatë ditës së nesërme. Për kohën e saktë, KSHZ në kohë do t’i njoftoj përfaqësuesit e autorizuar, vëzhguesit e akredituar dhe mediat” thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Afati final deri kur duhet KSHZ të sjell vendim lidhur me ankesat është dita e nesërme deri në orën 19:00 gjegjësisht 48 orë pas afatit final për pranimin e ankesave, që skadoi sonte në orën 19:00,

Deri në Komisioni e Zgjedhjeve janë dorëzuar gjithsej 16 ankesa, nga tetë LSDM dhe Besa.

Ankesat e lëvizjes Besa siç njoftuan dje për “Meta” nga KSHZ, kanë të bëjnë për komuna Haraçinë, Tetovë, Gazi Babë dhe Likovë ndërsa ankesat e LSDM-së kanë të bëjnë për njësinë e gjashtë zgjedhore.