Maqedoni KSHZ: Fushata zgjedhore fillon të hënën

KSHZ: Fushata zgjedhore fillon të hënën

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e R. së Maqedonisë do të filloj më 21 nëntor, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Nga KSHZ përkujtojnë se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në fillim të fushatës, radio- difuzerët dhe mediumet e shtypura nuk guxojnë të emetojnë respektivisht të publikojnë reklamim të paguar politik.

“Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në mbarimin e tyre, radio- difuzerët, mediumet e shtypura dhe mediumet elektronike (portalet) nuk guxojnë të emetojnë apo të publikojnë reklama të financuara nga buxheti i RM-së, nga buxhetet e komunave dhe qytetit të Shkupit apo persona tjerë të me ligj u është besuar kryerja e autorizimeve publike” thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Për shkelësit e këtyre rregullave, KSHZ do të nis procedura përkatëse në pajtim me kompetencat.