Maqedoni Kontestet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve me...

Kontestet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Korrespondenti special për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Uajgl më 10 janar ka përgatitur propozim- raport për KE-në për progresin e Maqedonisë në vitin 2016-të. Raporti kah fundi i muajit do të shqyrtohet në Komitetin për punë të jashtme (AFET) në Euro- parlamentin e Brukselit.

Uajgl në raportin rekomandon fillim të bisedimeve për anëtarësim dhe se kontestet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë. Ai shton se strukturat më të larta politike dhe institucionet e BE-së do të duhet të zhvillojnë “nisma të reja” së bashku me ndërmjetësin e KB-së, Metju Nimic që t’i vihet fundi i kontestit të gjatë mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Uajgl vlerëson se nevojitet “përkushtim serioz nga të gjitha forcat politike që vendi të kthehen në rrugën e euro- integrimeve” dhe se “qeveria e re duhet të zbatoj dhe miratoj reforma të fuqishme”. Lidhur me PSP-në, korrespondenti special rekomandon KE të shpreh shqetësim për sulmet dhe pengesat që i bëhen punës së këtij institucioni dhe mungesës së bashkëpunimit me instancat tjera.

Euro- deputeti slloven rekomandon PE të tregojë shqetësim “për sulmet radikale dhe publike ndaj organizatave civile dhe përfaqësuesve të huaj nga ana e politikanëve dhe mediave”, ku vërehet “rol i kufizuar i qeverisë dhe përkushtim si dhe bashkëpunim të pamjaftueshëm me organizatat civile në të gjitha nivelet”.

Propozim- rezoluta do të prezantohet në janar para Parlamentit Evropian ndërsa deputetët do të kenë mundësi që dorëzojnë amendamente deri tek raporti deri më 7 shkurt. Debati kryesor dhe votimi për Rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë planifikohet të mbahet në seancë plenare më 14 dhe 15 mars në Strasburg.