Maqedoni Kongresi i VMRO- DPMNE-së më 8 dhe 9 maj në Kumanovë

Kongresi i VMRO- DPMNE-së më 8 dhe 9 maj në Kumanovë

Kryesia e VMRO- DPMNE-së   konfirmoi terminin e rregullt të kongresit partiak, sipas informacioneve Kongresi do të mbahet më 8 dhe 9 maj në Kumanovë, ku në të cilin përpos për kryetarë  të partisë do të votohet edhe për kryesinë e re partiake transmeton “Utrinski  Vesnik”

Në opinion nuk pritet se do të ketë ndonjë ndryshim radikal,  edhe përskaj aferave që po publikon LSDM-ja lidhur me funksionimin e qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja.

Në Kongresin, sipas të gjitha gjasave kandidati i vetëm për kryetar do të jetë Gruevski. Nëse ndonjë person tjetër dëshiron të kandidohet atëherë ai do të duhet të siguron 30 vota nga 250 delegatët.

Kongresi i fundit i partisë u mbajt 4 vite më parë më 6 mars, që donë të thotë se mandati i Gruevski ka skaduar 12 ditë më parë