Maqedoni Kompetencat e shefit të policisë bllokojnë marrëveshjen

Kompetencat e shefit të policisë bllokojnë marrëveshjen

 

A do të ketë sot bisedime të grupeve të punës të partive politike varet nëse ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, do të vlerësojnë nëse ka mundësi përfundimisht të arrihet marrëveshje. Nga burimet e ekipeve negociatore mësojmë se pritet vullneti i mirë i krerëve të partive që të arrijnë kompromis rreth çështjes më të ndjeshme gjegjësisht kompetencat e ministrit të brendshëm në qeverinë kalimtare që besohet që do të formohet 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Siç mësthet, LSDM kërkon ministri i brendshëm t’i ketë të gjitha kompetencat që I takojnë numri një të policisë, ku përfshihen edhe ndryshimet kadvorike, ndryshimet në strukturat udhëheqëse dhe ngjashëm ndërsa VMRO DPMNE këmbëngul për kompetenca të ndara me zv- ministrin.

Takim të liderëve, konfirmojnë negociatorët, në këtë fazë nuk planifikohet.