Maqedoni Kocijançiq: Vanhojte është vetëm ndërmjetës ndërsa qëndrimet e BE-së i prezanton Orav

Kocijançiq: Vanhojte është vetëm ndërmjetës ndërsa qëndrimet e BE-së i prezanton Orav

Qëndrimet e lehtësuesit belg Piter Vanhojte nuk janë qëndrime të BE-së, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse BE planifikon të ndërroj ndërmjetësim pasi VMRO DPMNE nuk dëshiron të bashkëpunoj më me të.

“Roli i Vanhojtës është ndërmjetës që ofron ekspertizë teknike. Përfaqësues i BE-së në vend është ambasadori Aivo Orav i cili është i autorizuar të flet në emër të BE-së” tha Kocijançiq.

Zëdhënësja përkujtoi se ambasadori Orav është ko- nënshkrues i letrës që dje është dorëzuar deri te kryeministri dhe se në të qartë janë saktësuar pozicionet e BE-së dhe SHBA-së.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli dje njoftoi vlerësimin e BE-së dhe SHBA-së sipas të cilit nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.