Maqedoni Kezharovski gëzon lirinë, Gjykata e apelit refuzon ankesën e prokurorisë

Kezharovski gëzon lirinë, Gjykata e apelit refuzon ankesën e prokurorisë

Me refuzim të ankesës së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar, Gjykata e apelit sot vërtetoi vendimin e Gjykatës themelore Shkupi 1 për lirimin me kusht të gazetarit Tomislav Kezharovskit, që do të thotë ai nuk do të kthehet në burgun hetues “Shkup”, ku duhej të qëndrojë edhe tre muaj nga dënimi i shqiptuar, shkruan “Fokus”.

“Është sjellë vendimi me të cilin vërtetohet vendimi i shkallës së parë për lirimin me kusht ndërsa refuzohet ankesa e prokurorisë”, thotë për “Fokus” gjykatësi në Gjykatën e Apelit, Safet Kadriu.

Gjykata e apelit në fillim të muajit të kaluar zvogëloi aktvendimin e shkallës së parë për Kezharovskin në rastin “Likuidimi” dhe e dënoi gazetarin në dy vjet burg. Kjo shkaktoi revolt tek gazetarët dhe  shoqatat e gazetarëve, që fitoi intensitet pasi Kezharovski me emergjencë ishte dërguar në burgun “Shkup” për vuajtjen e dënimit.

Kezharovski për momentin është në liri pasi me kërkesë të drejtorit të burgut, muajin e kaluar, u ndërpre vuajtja e dënimit në afat prej 30 ditësh, për arsye shëndetësore.

Shoqatat e gazetarëve disa herë porositën se aktvendimi i vetëm i drejtë për Kezharovskin është lirimi sepse gazetari nuk ka kurrfarë faji.