Maqedoni Katica Janeva është Prokurorja Speciale

Katica Janeva është Prokurorja Speciale

Katica Janeva, prokurore nga Gjevgjelia, është Prokurorja Speciale. Kjo ishte përgjigja e bisedimeve maratone të cilat zgjatën deri në orët e mëngjesit  ndërmjet 4 partive, të cilat firmosën Marrëveshjen e Përzhino, mëson “Meta”.

Siç informoi “Meta”, pas bisedimeve maratone të ekipeve të punës dhe grupeve negociatore, mëngjesin e sotëm partitë arritën marrëveshje për Prokurori  Publik Special.

Sipas procedurës, sot ligji duhet të jetë para deputetëve në Kuvend.