Maqedoni Kambovski: Trup të fuqishëm të ekspertëve për revidim të ligjeve për gjyqësorin

Kambovski: Trup të fuqishëm të ekspertëve për revidim të ligjeve për gjyqësorin

Formim të një trupi të ekspertëve që në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë do të bëjnë revidimin e më shumë ligjeve nga fusha e gjyqësorit, propozoi kryetari i ASHAM, Vlado Kambovski në debatin e sotëm shkencor kushtuar pavarësisë së gjyqësorit. Kambovski vlerëson se çështja e pavarësisë së gjyqësorit nuk është çështje e opsioneve politike, por e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Çfarëdo zgjidhje të del nga bisedimet politike që nuk është në këtë linjë, shkenca çdoherë do ta kritikoj si të papranuar” tha Kambovski.

Kryetari i ASHAM-it theksoi rëndësinë e raportit të grupit të ekspertëve të BE-së, në krye me Rajnhard Pribe.

“Nga njëra anë është pushteti gjyqësor që është në duart e gjykatave dhe në krye qëndron Gjykata supreme ndërsa nga ana tjetër gjendet Këshilli ndihmës gjyqësor. Këshilli gjyqësor nuk është kulmi i pushtetit gjyqësor, por është trup i pavarur që e garanton pushtetin gjyqësor me hierarkinë e këtillë të vendosur” theksoi kryetari i ASHAM.

Ambasadorja gjermane Kristin Alt’hauzer e cila ishte pjesë e debatit, tha se emërimi i prokurores speciale publike tregon se gjërat nuk janë siç duhet të jenë.

“Fakti që është emëruar prokuror special për t’u marrë me rastet që në shtetet tjera merret prokuroria e rëndomtë, tregon se nuk ka pavarësi të mjaftueshme në gjyqësor”.