Ekonomi Analizë e re: Maqedonia është shtet me borxh të lartë

Analizë e re: Maqedonia është shtet me borxh të lartë

Analizë më e re e organizatës britanike “Jubilee Debt Campaign” tregon se Maqedonia është ndër shtetet me borxh më të lartë.

Sipas këtij raportit, këto shtete me borxh të lartë janë në zonën e rrezikshme për shkak të borxhit. Kjo do të thotë se gjatë krizës ekonomike apo rritjes së papritur të normave të interesit, në afat më të gjatë mund të ndodh katastrofë ekonomike.

Normat e ulëta të interesit i detyrojnë qeveritë, kompanitë dhe konsumatorët që të futen në borxhe të reja që paraqet problem potencial në të ardhmen.

Sipas raportit të fundit të BPRM, borxhi i përgjithshëm i jashtëm i vendit është 6,1 miliardë euro apo 68,68% e BPV-së.