Maqedoni Janeva: Saktë e dëgjova Milloshoskin pasi zëri i tij është i shpeshtë...

Janeva: Saktë e dëgjova Milloshoskin pasi zëri i tij është i shpeshtë në regjistrimet

Filloi seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënies mes komuniteteve, ku deputetët tanimë ditën e dytë me radhë po diskutojnë për raportin e prokurores speciale, Katica Janeva.

E para u drejtua deputetja e pavarur, Solza Gërçeva, e cila tha se është e befasuar nga mosnjohja e të së drejtës, politikës dhe demokracisë që e ka treguar Janeva në fjalimin e djeshëm dhe përgjigjet nga deputetët.

Fjalë mori edhe deputeti Goran Micovski, i cili tha se nuk është i befasuar nga sulmet e orkestruara ndaj PSP-së dhe Janevës, pasi kjo prokurori është institucioni i vetëm që VMRO DPMNE nuk e ka nën kontroll.

Deputeti Antonio Milloshoski pyeti Janevën me çfarë raste ka punuar deri më tani në Prokurorinë Publike Themelore në Gjevgjeli gjegjësisht a kanë lëndë për krim të organizuar dhe bashkim kriminel.

Ndaj kësaj, Janeva iu përgjigj se pyetjet e tij më saktë i ka dëgjuar sepse zëri i tij shpesh përsëritet në bisedat e përgjuara ndërsa për përvojat e saja të mëhershme, Milloshoski duhet të drejtohet deri tek Prokuroria e Marko Zvërlevskit, që ka qenë shefi i Janevës.

Seanca edhe më tej vazhdon.