Maqedoni Janeva paralajmëroi konferencë shtypi për nesër më ora 10

Janeva paralajmëroi konferencë shtypi për nesër më ora 10

Prokuroria speciale nesër prej orës 10 do të mbajë konferencë shtypi. Në njoftimin e zyrës së prokurores Janeva nuk përmendet tema e këtij brifingu.

Në konferencën e fundit më 21 prill, PSP hapi rastin “TNT” lidhur me rrëzimin e godinës “Kosmos” të Fiat Canoskit. Në këtë rast, e dyshuara e para është inspektorja e urbanizmit në komunën Gazi Babë dhe tre persona nga komisioni për furnizime publike.

Atëherë, prokurorja Fatime Fetai deklaroi se rrëzimi është porositur nga kreu i VMRO DPMNE dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski në koordinim me kryetari e Gazi Babës, Toni Trajkovski të cilët u falën me vendimin e presidentit Ivanov.