Maqedoni Janeva ndjehet më mirë, por nuk dihet nëse do të paraqitet në...

Janeva ndjehet më mirë, por nuk dihet nëse do të paraqitet në gjykatë

Prokurorja speciale Katica Janeva sot ndjehet më mirë, por nuk dihet nëse do të paraqitet në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënies mes komuniteteve, thonë nga PSP për “Meta”.

Mbrëmë pas debatit dyditorë për raportin e dytë të punës së kësaj Prokurore dhe përgjigjet në pyetjet e deputetëve, Janevës iu përkeqësua shëndeti, pas çka lëshoi sallën.

“Me të vërtetë, ndjehem keq që për shkak të gjendjes time shëndetësore u largova nga seanca e Komisionit për sistem politike dhe marrëdhënie mes komuniteteve dhe u kërkoj falje të gjithë deputetëve që sot nuk jam në gjendje të marr pjesë në seancë” tha prokurorja Janeva.

Nga PSP mbrëmë njoftuan se kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe se shëndeti i prokurores speciale është në mbikëqyre mjekësore.

Për sot, më orën 13 është caktuar vazhdimi i seancën së Komisionit.