Maqedoni Janeva kthehet në DSK që të vërtetohet pse e kanë dëbuar hetuesin

Janeva kthehet në DSK që të vërtetohet pse e kanë dëbuar hetuesin

Prokurorja speciale, Katica Janeva dje sërish është kthyer në DSK pasi hetuesit e PSP janë larguar nga hapësirat e DSK-së, informoi ajo në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”.

Janeva sqaroi se edhe pse prokurorët e kanë lëshuar DSK-në, megjithatë atje ka pasur hetues që të shohin kush çfarë punon derisa të vijë eksperti i huaj që mund të futet në sistemin e kompjuterit dhe t’i merr të dhënat për periudhën 2008-2015, që do të mund të përdoren për atë se kush si ka përgjuar.

“Prokurorët nuk janë në DSK, por hetuesit janë atje derisa të arrijë eksperti i huaj i cili mirëmban sistemin. Tani më njoftuan se hetuesi është dëbuar nga hapësirat dhe për momentin është në oborrin e DSK-së” sqaroi Janeva.

Prokurorja speciale tha se derisa drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, zv- ministri i brendshëm, Oliver Andonov dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, por edhe persona tjerë e pengojnë hetimin, ajo do të ngrit padi ndaj tyre.