Kronikë Janakieski dhe Temelko janë larguar nga gjykata- vendimi do të dihet sot

Janakieski dhe Temelko janë larguar nga gjykata- vendimi do të dihet sot

Rreth orës 3 pas mesnatës, në Gjykatën themelore Shkupi 1 ka përfunduar biseda informative i ish ministri të transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko. Tani për tani nuk dihet nëse do të shqiptohet për ta masa e paraburgimit.

Janakieski dhe Temelko kanë lëshuar gjykatën pa u prononcuar para gazetarëve dhe janë larguar nga vendi me makinat e tyre personale. Avokati i të dy ish funksionarëve Nikolla Dodevski gjatë largimit nga gjykata deklaroi se gjatë ditës së sotme do të ketë të dhëna rreth vendimit të gjykatës.

Biseda e Janakieskit dhe Temelkos ka ndodhur pasi PSP dje njoftoi aksionin e parë me emrin “Titanik” dhe kërkoi paraburgim për tetë persona të dyshuar për mashtrime zgjedhore. Në mesin e tyre janë emrat e ish ministres së brendshme Gordana Jankulloska dhe ish sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski.