Maqedoni Ivanov më ora 16 do t’u drejtohet qytetarëve

Ivanov më ora 16 do t’u drejtohet qytetarëve

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov më ora 16 do t’u drejtohet qytetarëve të vendit.

Dje presidenti kishte intervista me redaktorët e televizioneve nacionale ndërsa të martën gjatë fjalimit të tij të parë para popullit, njoftoi vendimin për falje të përgjithshme të politikanëve për të cilët janë hapur procedura para-hetimore dhe hetimore.

Pas publikimit të vendimit për falje, Ivanov u përball me valë kritikash të partive politike, komunitetit ndërkombëtarë, ekspertëve dhe OJQ-ve.

Tre ditët e fundit, për shkak të vendimit në kryeqendrën e vendit mbahen protesta ku kishte protestues dhe policë të lënduar ndërsa është demoluar zyra nacionale e presidentit dhe fasada e Ministrisë së drejtësisë.