Maqedoni Ivanov kërkon nga Këshilli Evropian që të angazhohet dhe të dënoj Platformën

Ivanov kërkon nga Këshilli Evropian që të angazhohet dhe të dënoj Platformën

Platforma e Tiranës është dokument që është ultimativ dhe në mënyrë shantazhuese suspendon Marrëveshjen e Përzhinës në të cilën BE investoi tërë kredibilitetin e saj të jashtëm politik, thuhet në letrën e dërguar të kryetarit Gjorgje Ivanov deri tek anëtarët e Këshillit Evropiane, kryetarit të Këshillit, Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe presidentit të R. së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Platforma e Tiranës është bërë kusht për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Platforma është dokument post- zgjedhor, e miratuar në shtet të huaj, në kabinetin e një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësimin e një kryeministri të një shtetit të huaj. Me këtë platformë cenohen sovranitetin dhe pavarësia e shtetit, duke sjellë R. e Maqedonisë në pozitë nënshtruese apo varësie ndaj një shtetit tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së RM-së, me të cilat do të cenohej karakteri unitar i shtetit. Platforma nga Tirana në mënyrë shtesë destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe rrit tensionet ndëretnike në RM”, thotë Ivanov.

Në letrën e dërguar para takimit të Këshilli Evropian, Ivanov shpjegon se ai në përputhje me Kushtetutën ka marrë vendim të mos jepet mandati për formimin e Qeverisë secilit që bën negociata për platforma nga shtete të huaja, me të cilën cenohet uniteti i shtetit, sovraniteti dhe pavarësia e saj.

Sipas Ivanovit, mënyra e vetme për dalje nga kriza është dënimi dhe refuzimi i platformës.

“Kërkoj me vëmendje të shqyrtoni realitetin e vërtetë me të cilin ballafaqohemi dhe të angazhoheni kjo platformë e dëmshme të refuzohet publikisht dhe të dënohet nga BE dhe NATO si dhe nga vendet e tyre anëtare. Më tej, pres të dënoni përzierjen flagrante në punët e brendshme të RM-së nga ana e dy fqinjëve, aspirantë për anëtarësim me të drejta të plotë në Union”, thotë më tej Ivanov.