Bota India: 43 persona humbën jetën nga sulmet separatiste

India: 43 persona humbën jetën nga sulmet separatiste

Më së paku 43 pesrona, në mesin e të cilëve edhe 4 gra, sot u vranë në disa nga sulmet separatiste në shtetin indian Asam, të pjesën verilindore të vendit, bëri të ditur policia.

Sulmet  u bënë në dy zona, Kokraxhar dhe Sonitpur, kurse policia beson se pas tyre qëndrojë pjesëtarët e Frontit Kombëtar Demokratik Bodolend, që me dekada të tëra kërkojnë pavarësinë në shtetin Asam.

Autoritet policore bën të ditur  se në katër sulmet separatiste janë vrarë 26 persona, prej të cilave janë përfaqësues të bashkësisë Adivasi.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, autoritet Asam implementuan orën policore, e cila do të mbetet në fuqi gjatë natës, dhe ngritën shkallën e lartë të sigurisë dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në vend.