Bota Bota ShI ka ekzekutuar 120 luftëtarë të vet

ShI ka ekzekutuar 120 luftëtarë të vet

Organizata ekstremiste Synite e shtetit Islamik në 3 muajt e fundit ka likuiduar 120 përfaqësues të sajë, shumicën luftëtarë të huaj që kanë dëshiruar të kthehen në shtëpitë e tyre, lajmëroi organizata Siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
Kjo organizatë e cila informatat i merr nga banorë Sirianë dhe aktivist të sajë, thuhet se grupi militant i vret Xhihadistët të cilat kanë tentuar ta lëshojnë territorin të cilin e kontrollon Shteti Islamik, duke potencuar se numri real i te zzhdukurve mund të jetë dhe më i madh.
Mund të vërtetojmë se SH I ka vrarë 120 luftëtar të sajë , por burimet tona nga tereni flasin se ky numër mund te mbërrijë deri në 200 , – thotë Rami Abdurahman, kryesuesi i kësaj organizate.