Maqedoni Edhe pse është në Prishtinë, Han nuk vjen në Shkup edhe pas...

Edhe pse është në Prishtinë, Han nuk vjen në Shkup edhe pas marrëveshjes

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i cili sot është për vizitë në Kosovë, megjithatë nuk do të vijë për vizitë në Maqedoni.

Nga shërbimi i shtypit nga zyra e komisarit evropiane, në pyetjen “nëse do ta vizitoj Maqedoninë pas arritjes së marrëveshjes”, shkurt u përgjigj me “jo”.

Han sot është në Prishtinë në suazat e firmosjes së marrëveshjes për stabilizim- asociim të Kosovës me BE.

Han gjatë vizitës së sotme në Kosovë do të takohet me presidentet Atifete Jahjaga ndërsa pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, planifikohet konferencë e tyre e përbashkët. Euro- komisari Han do të mbaj fjalim në parlamentin e Kosovës.

Sot pasdite ai do të vizitoj Mitrovicën, ku parashihet takimi me përfaqësuesit politike të komunitetit etnik serb në Kosovë.