Maqedoni Hristov: Gazataria në komë të thellë

Hristov: Gazataria në komë të thellë

Siç duket dy vitet e kaluara në Maqedoni asgjë nuk ka ndryshuar, mirëpo, në fakt shumë gjëra ndryshuan, vlerësoi Bobi Hristov në panel- diskutimin “Speak up” (“Flisni” ose “Ngrini zërin”), konferencë në Bruksel për gjendjen e mediumeve në vend dhe Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
– Nëse para një vitit ishte pavetëdije, tani është në gjendje kome. Gazetaria është e  vdekur. Mediumet, me përjashtime të pakta, nuk i shërbejnë publikut, por politikës- tha Hristov, duke shuar se pushteti nëpërmjet fushatave të tij shfrytëzon mediat për të bërë propagandë.
Në fjalimin e tij Hristov përmendi se Maqedonia nuk ka kërcënime për jetë të gazetarëve dhe se ka rënë numri i padive që ngrenë politikanët, mirëpo rritet numri i padive ndërmjet gazetarëve.