Maqedoni Hojt Ji: Është me rëndësi të mbështetet dhe mos t’i bëhet obstruksione...

Hojt Ji: Është me rëndësi të mbështetet dhe mos t’i bëhet obstruksione Janevës

Besojmë se ka kohë deri më 5 qershor të mundësohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Konsiderojmë se ka mjaft kohë nëse të gjithë faktorët e kryejnë punën e vet dhe shkojnë drejt atij qëllimi. Vërejtëm se po bëhen përpjekje që të implementohet marrëveshja e përzhinos, deklaroi sot zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Brajan Hojt Ji pas takimit me kryeministrin teknik, Emil Dimitriev.

“Nëse të gjithë iu përmbushen obligimeve, nuk ka pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve” tha Hojt Ji.

Ai tha se prej afër ndjekin problemet specifike dhe kjo e përfshin edhe Listën zgjedhore që është në process të pastrimit.

“Vlerësoj se të gjithë palët duhet të bashkëpunojnë me punën e prokurores speciale në funksionimin e saj. Mendoj se porosia jonë është kuptuar nga partitë politike, pres të mbështesin PSP-në, ne këtë do të vëzhgojmë dhe nëse vërejmë shkelje apo obstruksione do të japim këshilla si të veprohet më tej” tha Ji.