Pas protestave që dy ditë me radhë po mbahen ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov që të fal politikanë të përfshirë në krime, në Tuiter u prononcua euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i cili porositi qytetarët të jenë të arsyeshëm dhe të distancohen nga dhuna.
“Thirrje për partitë politike dhe qytetarët e arsyeshëm që të përmbahen nga veprime të dhunshme. Kriza mund të zgjidhet në mënyrë politike. Përgjegjësia e partive politike është që të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve” tha Han në profilin e tij në Tuiter.
Euro- komisari Han në Tuiter shkroi se vendimi i Ivanov është në kundërshtim me sundimin e të drejtës dhe shprehi pesimizëm nëse mund të ketë zgjedhje të besueshme dhe demokratike.