Maqedoni Han fillon takimet me mesazhe: Nuk ka kohë për humbje, urgjentisht nevojitet...

Han fillon takimet me mesazhe: Nuk ka kohë për humbje, urgjentisht nevojitet formimi i Qeverisë

Nuk ka kohë për humbje, nevojitet formimi i Qeverisë së re, rruga e Maqedonisë drejt BE-së është e hapur, shkroi në Twitter euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, duke njoftuar se ka filluar me bisedat me liderët e partive politike parlamentare.

“Filluan bisedimet në Shkup. Nevojitet urgjentisht formimi i Qeverisë. S’ka kohë për humbje”, shkroi Han në Twitter

 

Në një postim tjetër thuhet se “Rruga drejt BE-së është e hapur për Shkupin pas takimit të fundit të Këshillit të BE-së, por se ora po ec. Nevojitet shtetformësi në vend të taktikave. Ekonomia po pëson”.

Për momentin, Han është në takim me kreun e lëvizjes BESA, Bilall Kasami.