Maqedoni „Gruevski, faktikisht e mbështet Zaevin në publikimin e audio- regjistrimeve!

„Gruevski, faktikisht e mbështet Zaevin në publikimin e audio- regjistrimeve!

“Kodosh është nëse diçka, për punë të mirë e bën të keqe. Nuk është kodosh nëse disa bëjnë grup punë të këqija- e ky të hesht. Do të thotë, ky është kodosh. Duhet të flet. Kjo është parimore, të thuhet”. Ky, sipas kryeministrit është definicioni për kodoshin që ai ia tregon deputetes Silvana Boneva në një prej bisedave që dje i prezantoi opozita.

Sipas këtij definicioni, ai sikur e mbështet liderin opozitar, Zoran Zaev, në publikimin e regjistrimeve, sepse, sipas Gruevskit, kjo nuk është kodoshllëk, por parim!

Më tej në bisedë, ku Gruevski dhe Boneva flasin për komitetit lokal të VMRO DPMNE-së në Kumanovë dhe se si atje të gjithë janë mbrojtur mes vete, pa marrë parasysh që bëjnë punë të liga, Gruevski thotë : “Kodoshllëku dhe parimet janë në konflikt në situatë të këtillë. S’mund të jesh parimor e njëkohësisht të mbrosh ndonjë sekret. Nëse hyn, me çdo çmim të jesh pjesë e ndonjë sekrete që do të mbroj çdo gjë, ky nuk është parim. Do të thotë, atëherë nuk ka parim”– thotë Gruevski.