Ministria e jashtme njoftoi se vazhdimisht ndjek situatën në Turqi dhe është në kontakt të pandërprerë me ambasadën e R. së Maqedonisë në Ankara dhe konsulatin e përgjithshëm në Stamboll.
Nga MPJ i njoftojnë të gjithë qytetarët maqedonas që gjenden në këtë moment në Turqi që të qëndrojnë nëpër lokacione të sigurta, të mos largohen nga hotelet dhe vendet ku ata janë akomoduar.
“Për çdo çështje lidhur me sigurinë e shtetasve të Maqedonisë që për momentin janë në Turqi, bëjmë apel që të drejtoheni në telefonat e hapur në përfaqësitë tona konsulare- diplomatike në Ankara dhe Stamboll apo në Ministrinë e jashtme” thuhet në njoftimin e MPB-së.