Maqedoni Gruevski tre orë i ka shpjeguar Hanit se kjo ka qenë “dhunim...

Gruevski tre orë i ka shpjeguar Hanit se kjo ka qenë “dhunim politik”

Takimi i liderit të LSDM-së, Nikola Gruevski me euro- komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han ka zgjatur tre orë dhe në të, siç njoftojnë nga partia, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij “shumë direkt, qartë dhe saktë” i kanë paraqitur pozicionet për gjendjen momentale politike, por edhe për “të gjithë shkaktarët, nxitësit dhe burimet e krizës disavjeçare në Maqedoni”.

“VMRO DPMNE hapur tregonte për involvimin direkt të faktorëve të jashtëm në krijimin e krizës, rolin e papranuar të disa ambasadorëve në procesin e formimit të Qeverisë, rolin e PSP-së si dorë politike e LSDM-së dhe disa qendra për shantazh, presione, heshtje dhe kërcënime ndaj politikanëve, gazetarëve dhe mediave, mashtrim politik me prezantimin pas- zgjedhor të Platformës nga Tirana si parakusht për formimin e Qeverisë”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së për takimin.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se shumica e popullit në vend s’mund të vihet në opozitë dhe pa të drejtë të merr pjesë në menaxhimin dhe vendimmarrjen për të ardhmen e shtetit si dhe kjo që po ndodh është “dhunim politik” i shtetit dhe vullnetit të popullit.

Nga partia vënë në dukje se përgjegjësia për zhvillimin e mëtutjeshëm të gjendjes e bartin të gjithë aktorët politik, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.