Maqedoni Gruevski paralajmëroi ndërtimin e 140 çerdheve

Gruevski paralajmëroi ndërtimin e 140 çerdheve

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski promovoi projekt për ndërtimin e 140 çerdheve për fëmijë, prej të cilave 100 do të jenë tërësisht të reja. Sipas projeksioneve, projekti do të kushtojë 25 milionë euro.

Gruevski konsideron se Qeveria në krye me VMRO DPMNE-në vitet e kaluara plotësisht ka kthyer fokusin në rritjen e kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore gjegjësisht hapjen e çerdheve të reja.

“Sot po publikoj projektin e ri për vitet 2017-2020. Projekti i ri parasheh ndërtimin e të paktën 140 çerdheve shtetërore, prej të cilave 100 plotësisht të reja dhe 40 çerdhe do të hapen në ato ekzistueset pasi do të investohet në riparimin dhe adaptimin e tyre” deklaroi Gruevski.