Maqedoni Gruevski: Prej 8 Shtatorit të vitit 1991 jemi të vetët në tonën

Gruevski: Prej 8 Shtatorit të vitit 1991 jemi të vetët në tonën

Prej 8 Shtatorit të vitit 1991 jemi të vetët në tonën, të gjitha teoritë se Maqedonia është shtet i përkohshëm ranë në ujë. Këtë sot e tha kryeministri Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij në Teatrin popullor të Maqedonisë me rastin e Ditës së pavarësisë.

“Tani, sfida kryesore është se si të rregullohet jeta më mirë dhe funksionimi i shtetit tonë, në suazat e parimeve demokratike dhe si më shpejtë në çdo aspekt t’i arrijmë standardet e komuniteteve kah të cilat synojmë, BE dhe NATO. Kaluam nëpër sfida të shumta, por të gjitha teoritë se Maqedonia është shtet i pavarur ranë në ujë. Maqedonia me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohej, shkonte përpara, ndonjëherë shpejtë e ndonjëherë ngadalë, por themelet forcoheshin ndërsa kulmi ndërtohej. Sfida e sotme e madhe e Maqedonisë, pasi tanimë e fitoi pavarësinë është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe tejkalimin e problemit që e vendosi Greqia e që lidhe me emrin dhe identitetin. Është e qartë se edhe për këtë na nevojitet luftë e gjatë, kësaj radhe politike- tha mes tjerash Gruevski.

Kryeministri në fjalimin e tij foli edhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohet shteti. Ai dha se demografia, nataliteti dhe fertiliteti do të ngelin në krye të sfidave më të mëdha.