Maqedoni Gruevski:Tentimet e Zaevit për parcelat janë krejtësisht të trilluara

Gruevski:Tentimet e Zaevit për parcelat janë krejtësisht të trilluara

Kryeministri Nikolla Gruevski, sot u përgjigj me shkrim ndaj akuzave të djeshme se në mënyrë të paligjshme ka blerë pronë në Shkup, e që dje e potencoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë publikimit të audio-regjistrimeve nga bomba e dhjetë. Në kumtesën thuhet: „Në mënyrë më të ashpër i demantoj, si tërësisht të pavërteta, pohimet e deklaruara nga Zoran Zaev për atë se gjoja kam blerë truaj ndërtimor, dhe se gjoja jam pronar i çfarëdo trualli, ose nga ana tjetër në çfarëdo mënyre posedoj pronë jashtë asaj që është paraqitur në listën time anketuese, që është shpallur publikisht. Këto supozime janë tërësisht të shpikura dhe të pavërteta. Këto janë gënjeshtra dhe konstruksione qëllimi i të cilave është i qartë, e ai është komprometimi im, si pjesë e skenarit që ky njeri e përpunon. Siç duket, pasi kuptojnë se efekti nga kjo që e bën Zoran Zaev është larg asaj që e pritnin, ai gjithnjë e më shumë ngecë në konstruksione të reja dhe në këtë mënyrë dëshiron ta shpërqendrojë vëmendjen nga përgjegjësia e tij personale e mbështetur në abuzime dhe vepra të rënda penale“, thuhet në kumtesën e kryeministrit Gruevski.