Bota Takimi i liderëve për Greqinë përfundoi me deklaratë të përgjithshme për mbështetjen...

Takimi i liderëve për Greqinë përfundoi me deklaratë të përgjithshme për mbështetjen e Cipras

Kryeministri grek Aleksis Tsipras thotë se është gati të kthehet në tryezën e bisedimeve, pasi 61 për qind e votuesve në referendumin e së dielës votuan kundër pranimit nga Greqia të masave të mëtejshme shtrënguese në këmbim të shpëtimit financiar.Ai tha se rezultati e forcon mandatin e tij për të negociuar një marrëveshje më të mirë për Greqinë. Por disa nga partnerët e tjerë të eurozonës, treguan se nuk u kanë bërë shumë përshtypje rezultatet e referendumit. Gjermania po mban një qëndrim të ashpër ndaj Greqisë dhe përpjekjeve të Athinës për të rinegociuar për fonde shtesë. Komisioni Evropian tha se e “respekton” rezultatin e referendumit. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë thirrje për një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të Eurozonës nesër për të diskutuar mbi gjendjen.

“Ngel Evropa të kuptojë se zgjidhja e cila është dëshira e popullit dhe shumicës së partive duhet të lejohet menjëherë që Greqia të shkoj në rrugën e zhvillimit dhe mirëqenies. Marrëveshja me kreditorët është rruga e vetme e mundshme” tha Kamenos pas takimit.

Edhe krahas mbështetjes, partitë opozitare qartë theksuan se përgjegjësia për marrëveshjen është plotësisht në duart e qeverisë.